Kosova sonte takohet me Burkina Fason në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me fillim nga ora 18:00, në kuadër të ndeshjeve miqësore.
Sa interesante po aq edhe qesharake ishte situata me formacionin zyrtar të kombëtares sonë…
Fillimisht, UEFA e bëri një huqje të madhe në faqen e tyre zyrtare, duke e publikuar formacionin e “Dardanëve” me disa gabime të tmerrshme. Në formacionin zyrtar të Kosovës publikuar nga UEFA, në 11’shen startuese ishin Besar Halimi e Herolind Shala, dy futbollistë që nuk janë grumbulluar fare me kombëtaren tonë për këto ballafaqime të marsit.
Ndërkohë, minutat deri tek starti i takimit afroheshin, e informim zyrtar nga FFK nuk kishim në lidhje me formacionin.
Vonoi, por erdhi. FFK publikoi formacionin zyrtar të Kosovës në “story” në rrjetin social, Facebook rreth orës 17:30, por nuk e publikoi sikur postim në “News Feed”.
Megjithatë, gazetarët e pranishëm në stadium e morën protokolin e ndeshjes dhe formacionet u publikuan në të gjitha mediumet sportive në Kosovë!
Kur jemi tek formacionet, dihet se kombëtaret dhe ekipet më të mëdha në botë e bëjnë publike formacionin zyrtar rreh 1 orë para ndeshjes – duke e publikuar në të gjitha rrjetet sociale të tyre sikur postim.
Një gjë të tillë sonte e bëri edhe Burkina Faso – kombëtarja kjo që e publikoi formacionin zyrtar 1 orë para takimit.
/GazetaBlic Sport
Kosova – Burkina Faso, formacionet zyrtare


