Sporti

Situatë kaotike tek kampionët, tre lojtarë të Prishtinës padisin klubin në FFK – shkak mungesa e pagave

01/06/2022 14:28
nga:Lorik J

Skuadra e FC Prishtinës në futboll po përballet me disa probleme financiare.

Ekipet tashmë kanë filluar stërvitjet dhe fazën përgatitore për pjesën e dytë të stinorit – e cila pritet të jetë mjaft e nxehtë.

Por, klubi i Prishtinës po përballet me disa probleme para startit të sezonit pranveror.

Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se tre futbollistë të Prishtinës kanë përgatitur padi ndaj klubit në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe tashmë po presin të marrin mjetet financiare.

Poashtu mësohet se nga klubi i Prishtinës kanë premtuar që brenda javës do t’i shpërndajnë pagat për lojtarët dhe gjithçka do t’i kthehet normalitetit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë…

/GazetaBlic Sport