Dyshja e Juventusit, Paulo Dybala dhe Alvaro Morata nuk do të luajnë në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve me Chelsean këtë javë për shkak të lëndimeve.
Dybala pësoi një problem në kofshë në fitoren e së dielës në Serie A ndaj Sampdoria – dhe u largua nëlot pas vetëm 22 minutash, ndërsa Morata gjithashtu doli nga loja shkaku i dëmtimit në fundin e takimit, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri Massimiliano Allegri konfirmoi se të dy lojtarët do të mungojnë në ndeshjen në Juventus Stadium dhe derbin e mëvonshëm me Torinon.
“Ata nuk do të jenë as kundër Chelsea, as ndaj Torinos,” tha ai për Sky pas fitores 3-2 në Juventus Stadium.
“Pas derbit do të ketë një pushim, shpresojmë t’i kemi pas pushimit”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


