Situata e koronavirusit në Indi vijon të jetë dramatike, ndërsa vendi tejkaloi pragun e 20 milionë të prekurve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.
Ky shtet raportoi mbi 355 mijë raste gjatë 24 orëve të fundit, një rënie e ndjeshme nga rekordi prej 400 mijë, i regjistruar më 30 prill. Kjo i atribuohet edhe pakësimit të testeve ditore, duke nxitur frikë që bilanci në Indi mund të jetë shumë herë më i lartë.
Ndërkohë, vijojnë problemet në strukturat spitalore, teksa mungesa e oksigjenit dhe e shtretërve po pengon trajtimin e të infektuarve me koronavirus.
Autoritetet indiane kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë për të ndihmuar vendin në luftën kundër Covid-19. Spitalet janë në kaos, dhe disa prej tyre po përballen me mungesa të pajisjeve mjekësore.
Kjo ka rritur ndjeshëm bilancin ditore të viktimave, për një total prej 222 mijë jetëve të humbura që prej nisjes së pandemisë. /GSH/


