Lajme

Situatë e qetë në Zubin Potok, vërehen më pak protestues afër objektit komunal

05/29/2023 09:56
nga:G B

Situatë e qetë po raportohet të jetë në komunën e Zubin Potokut.

Aty akoma po qëndrojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe trupat e KFOR-it, të cilët po sigurohen të mos eskalojë situata.

Ndryshe, zyrat e BE-së në Prishtinë në këto momente kanë mbërritur kryetari i Zubin Potokut Izmi Zeqiri dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Të dy nuk kanë dhënë as një deklaratë para takimit që pritet të zhvillohet më ambasadorin amerikanë, Jeff Hovenier, i cili ka mbërritur më herët.

Ndryshe në tri komunat veriore, qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur në veri.