Lajme

Situatë e qetë, komuna e Malishevës nuk është prekur nga vërshimet

01/20/2023 10:46
nga:Y I

Komuna e Malishevës bëri të ditur se pavarësisht të reshurave të pandërprera në këtë komunë situata është e qetë dhe stabile, pasi nuk janë regjistruar vërshime dhe as dëme.

Komuna njofton se situata është monitoruar në vazhdimësi nga ana e ekipeve përgjegjëse komunale dhe të sigurisë, dhe kjo situatë vazhdon të monitorohet dhe menaxhohet.

“Gjatë gjithë ditës së djeshme, gjatë natës dhe në mëngjesin e sotshëm, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, me ekipet të saj, ka qenë dhe është në terren në monitorim të situatës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë: