Lajme

Situatë alarmante: Mbi 8 mijë e 700 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

07/22/2022 08:43
nga:Genita C

Aktualisht janë 8 mijë e 712 raste aktive me COVID-19.

Të dhënat e fundit treguan për 1 mijë e 440 raste te reja, dhe për dy të vdekur nga koronavirusi.

Janë shëruar 761 qytetarë.

Nga MSH insistojnë se përkundër rritjes së rasteve, fluksi i pacientëve është i përballueshëm dhe se nuk ka nevojë të ketë shtrëngim të masave.