Lajme

Situata nga vërshimet në Mitrovicë, KRU Prishtina në ndihmë të qytetarëve

01/21/2023 14:09
nga:Y I

Pas gjendjes së rënduar nga vërshimet e reshjeve të shiut në qytetin e Mitrovicës, KRU “Prishtina” u ka shkuar në ndihmë qytetarëve për tri ditë radhazi me makinerinë nga kjo kompani.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, drejtori teknik i KRU Prishtinës, Sokol Xhafa.

Sipas tij, kjo makineri shërben për zhbllokimin e rrugëve, aty ku ka rënë dheu.

Xhafa po ashtu tregoi se pos zhbllokimit të rrugëve me anë të kësaj makinerie ata iu vijnë në ndihmë edhe banorëve të ngujuar në zonat e mbushura me ujë në shtëpitë e tyre.

Ai tregoi se aktualisht gjendet në Mitrovicë duke ndihmuar këta qytetarë.

“Makineria e KRU Prishtina, në ndihmë qytetit të Mitrovicës tani dita e tretë! Lutemi për qytetin dhe qytetarët pa dallim. kjo makineri i vjen në ndihmë qytetarëve të cilët janë bllokuar në shtëpitë e tyre, për t’i nxjerrë nga aty, pasi kjo makinë zhbllokon rrugën aty ku ka rënë dheu”, ka thënë Xhafa.