Ditën e hënë, anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Zubin Potok nuk kanë mundur të shkojnë në vendin e tyre të punës, në zyrën e tyre që ndodhet në objektin e kësaj komune.
Kjo duket se ka ardhur pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka informuar ditën e shtunë se në Zubin Poptok është djegur ndërtesa e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve.
Sipas Kurtit, “hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme”.
Ditën e hënë 9 anëtarët e KKZ-së së Zubin Potokut kanë punuar nga shtëpitë e tyre, pasi që komuna nuk është duke funksionuar momentalisht. Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e KQZ-së gjatë ditës së hënë.
Sipas njoftimeve komuna është e mbyllur dhe kjo e ka bërë të pamundur prezencën fizike në vendin e tyre të punës të anëtarëve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Zubin Potokut.
Kryeministri Kurti thotë se nuk ka informacion për ndërhyrjen e KFOR-it në veri


