Lajme

“Situata në veri, Serbia po zhvillon “skenarin” e Donbasit në Ukrainë”

12/11/2022 12:29
nga:Genita C

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, është shprehur se Serbia ka filluar një “lojë” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin, pas situatës së krijuar tash e disa ditë në veri të Kosovës.

“Në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë”, shkroi ai, ndërsa bëri thirrje për të mos nënvlerësuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Serbia ka filluar një “lodër” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë. Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vucic”, përfundoi Majko.