Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka paraqitur BE-së dhe shteteve të QUNIT-it, pesë kushte për normalizimin e situatës në veri të vendit.
Në lidhje me këto kushte kanë folur për “Gazeta Blic’ nga Aleanca Kosova e Re.
Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti, Vesel Makolli, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se kushtet janë në rregull por mosprezenca e ambasadorit amerikan në takim është “plagë diplomatike”
“Kushtet janë në rregull nëse i shikon nga prizmi jonë. Mosprezenca e ambasadorit amerikan në takim është një ‘plagë diplomatike’ dhe pas dy orësh takim ambasadorët nuk janë prononcuar për media. Në njëfarë forme Kurti iu ka vendosur atyre kushte, ata kishin tre kushtet e tyre, tani kryeministri ju ka vendosur atyre kundër-kushte. Nuk e di sa është në rregull, më e mira do të ishte që brenda dy orësh takim ata të merreshin vesh”
Makolli duke përmendur mospjesmarrjen e ambasadorëve në ditën e çlirimit, tha se situata është brengosëse.
“Mosmarrja pjesë e ambasadorëve në ditën e çlirimit, diçka nuk është në rregull. Situata është shumë brengosëse, qeveria jonë duhet çdo veprim ta bëjë në koordinim me aleatët. Në kete rrethanë të cilën ne ndodhemi nuk duhet të presim që e drejta jonë 100% të aprovohet, duhet ta gjejmë një zgjidhje në tavolinë që kishte me qenë shumë e përshtatshme për ne por edhe për fatorin ndërkombëtar, që me dal nga kjo krizë. Po frikësohem mos na ndodh 12-44, prandaj ishte ishte dashur t’i iket kësaj me i parapa gjërat. Deri tani kjo qeveri nuk i ka parashiku gjerat, situata ka ndërru nuk është ajo e para shumë vitesh kur kemi patur mundesi disa gjera t’i bëjmë, kështu që per momentin sovranitetin eshte duke e mbajt KFOR-i” deklaroi Makolli për “Gazeta Blic”

Vesel Makolli, AKR
Në lidhje me pesë kushtet e paraqitura nga kryeministri, foli për “Gazeta Blic” edhe deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.
“Unë uroj që Kurti kur ka vepru në kete formë, pa u koordinu me ndërkombëtarët, ai duhet të qëndrojë dhe mbrojë dinjitetin dhe qëndrimin e vendit” tha Dreshaj për “Gazeta Blic”

Shemsedin Dreshaj, AAK
Kushtet e paraqitura nga kryeministri Kurti vijojnë si më poshtë:
Hapi i parë është sundimi i ligjit në katër komunat veriore dhe identifikimi dhe ndjekja e atyre që kanë sulmuar policinë, KFOR-in dhe gazetarët.
Pika 2, grupet e dhunshme tërhiqen nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal ndaj institucioneve të Kosovës dhe numri i policëve në katër komunat të zvogëlohet në përputhje me rrethanat.
Pika 3, policia e Kosovës dhe KFOR apo EULEX do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë.
4.Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpall zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri.
5.Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialog, BE siguron një plan renditje të drejtë për zbatim të marrëveshjeve në Bruksel dhe Ohër. Udhëheqësit e dy shteteve takohen për një takim brenda kësaj jave”, tha Kurti raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/


