Bashkësia ndërkombëtare po vazhdon me thirrjet e saj për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.
SHBA e BE vazhdimisht po kërkojnë që situata atje të qetësohet dhe të mbahen zgjedhje të reja në katër komunat veriore.
Por, duket se kërkesat e tyre nuk po gjejnë zbatim.
Si pasojë e kësaj, BE ka njoftuar për masat që do të marrë ndaj Kosovës.
Lidhur me këtë, analisti politik, Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se demagogjia e Kurtit dhe Vuçiçit po shpenzozhet me shpejtësi.
Sipas tij, palët do të marrin ndëshkim, për veprim ose mos veprim dhe se më nuk ka kohë për blofe.
“Demagogjia politike e Kurtit dhe dramatika e Vuçiç po shpenzohen me shpejtësi. Tashti palët do të marrin ndëshkimin, për veprimin ose mosveprimin. Nuk ka më edhe shumë kohë për blofe”, deklaron Matoshi./Gazeta Blic/
Stoltenberg për gjendjen në veri: Të shtensionohet situata – palët të angazhohen në dialog
KE mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë


