Lajme

Situata në veri: Ky është reagimi i ambasadorit të Francës

11/06/2022 07:25
nga:G C

Pas situatës së fundit në veri të vendit, ka reaguar edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ai tha se pas situatës së fundit, është koha për të ushtruar përmbajtje dhe përgjegjësi.

Tutje, ai shpërndau edhe deklaratën e fundit të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili i kërkoi Kosovës që menjëherë të fillojë me hapat për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe shtyrjen e afatit për targat.

Borell: Tërheqja e serbëve s’është zgjidhje, Kosova ta zgjasë afatin për targat menjëherë dhe ta formojë Asociacionin