Lajme

Situata në Veri, kryeprokurori i Shtetit takon forcat britaneze të KFOR-it

11/11/2022 14:55
nga:N M

Pas situatës së krijuar në Veri të vendit edhe kryeprokurori, Blerim Isufaj sot është takuar me përfaqësues të Task Forcës Britaneze të KFOR-it.

Nga ky takim u tha se Forcat Britaneze të KFOR-it janë shprehur të gatshëm për të siguruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët, ndërkohë që po vazhdojnë të monitorojmë nga afër situatën e sigurisë, si dhe kanë ofruar bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

“Kryeprokurori Isufaj dhe përfaqësues të Task Forcës Britaneze të KFOR-it, gjatë takimit të sotëm kanë biseduar për nevojën e koordinimit në mes të institucioneve të sigurisë në vend, për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët, si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimit të takimeve të përbashkëta për funksionimin, punën dhe angazhimin e institucionit të Prokurorisë Speciale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në anën tjetër, kryeprokurori Isufaj ka theksuar përkushtimin për të koordinuar veprimet institucionale që garantojnë sundimin e rendit dhe ligjit.

“Me këtë rast Isufaj, ka shprehur vlerësimin e tij të lartë për angazhimin e vazhdueshëm të Task Forcës Britaneze të KFOR-it, si dhe i falënderoi për kontributin e tyre në forcimin e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës”.

Krasniqi: Raportet me Amerikën s’kanë qenë asnjëherë kaq të zbehta