Lajme

Situata në veri: Bërnabiq i drejtohet sonte OKB-së

09/24/2021 21:01
nga:M K

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, do të flasë për situatën në veri sot në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Këtë, ajo e ka bërë të ditur për mediat në Nju Jork.

Tutje, Bërnabiq ka thënë se Kosova duhet ta implementojë plotësisht marrëveshjen e Brukselit dhe se sipas saj në këtë mes nuk ka zgjidhje tjetër.

Sipas saj, formimi i Asociacionit është vendim i detyrueshëm.

“Isha plotësisht e qartë se ky është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit dhe se nuk ka kuptim të flasim për ndonjë gjë tjetër përveç zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Brukselit, domethënë formimit të Asociacionit, dhe se ne nuk mund të veprojmë sikurse ajo marrëveshje nuk ekziston”, tha ajo.

Situata në veri ndërkaq vazhdon të jetë e tensionuar teksa fatmirësisht deri tash nuk është raportuar për incidente.