Lajme

Situata në Moskë “është e vështirë”, qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë brenda

06/24/2023 18:16
nga:Astrit Gashi

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se situata në kryeqytetin rus “është e vështirë”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që “të përmbahen nga udhëtimet nëpër qytet sa më shumë që të jetë e mundur”.

“Shërbimet e qytetit janë në gatishmëri të lartë”, tha ai përmes një deklarate të shpërndarë në aplikacionin Telegram.

Mercenarët e Wagnerit raportohet se po lëvizin në veri nga rajonet qendrore të Rusisë, në drejtim të kryeqytetit.