Lajme

Situata në Afganistan, ministri britanik shpërthen në lot

08/16/2021 13:28
nga:Q R

Situata duket dramatike në Afganistan me perëndimorët që po përpiqen të nxjerrin nga aty punonjësit e ambasadave dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë viteve që qendruan në këtë vend.

Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe Ben Wallace nuk i mbajti lotët teksa thoshte se po përpiqen shumë që të nxjerrin qytetarët britanikë nga Afganistani, por sipas tij, disa do të mbeten aty.

“Personeli i ushtrisë janë duke punuar fortë për të nxjerrë qytetarët britanikë nga Afganistani, por jo të gjithë do të mund të kthehen. Disa do të mbetën aty”, tha ministri duke mos i kursyer as lotët.

 

 

Behgjet Pacolli flet për GazetaBlic, tregon se a do t’i ndihmojë kosovarët në Afganistan