Lajme

“Situata me rrymën nuk mund të tejkalohet shumë shpejtë, diferenca në mes të konsumit dhe prodhimit vendor është shumë e madhe”

12/23/2021 13:37
nga:Q R

Në ditët më të ftohta pritet që të rritet akoma më tepër konsumi i energjisë elektrike, kjo për shkak të pamundësisë së gjetjes së zgjidhjes për ngrohje nga ana e qytetarëve të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Kështu thotë në një prononcim për ‘Gazeta Blic’, eksperti i Energjetikës Lulzim Syla.

Syla deklaron se nëse ditëve në vazhdim do të ketë ngritje të temperaturave, atëherë mund të ulët konsumi dhe të zvogëlohet kërkesa për import.

“Nëse vazhdon me këtë trend konsumi i energjisë elektrike për ngrohje dhe në pamundësi për të rritur kapacitetet vendore të energjisë për një kohë shumë të shkurtë dhe në anën tjetër nëse temperaturat janë të ulta siç po ndodhë këtë javë, atëherë pritët që të vazhdoj gjatë gjithë sezonit të dimrit kjo problematik. Në qoftë se ka rritje të temperaturave atëherë fatmirësisht mund të ulet konsumi dhe të zvoglohet kërkesa për import dhe rrjedhimisht të mos ketë reduktime të energjisë elektrike”, thotë Syla.

Sipas tij, Qeveria i ka mekanizmat e kufizuar përveç mbështetjes eventuale financiare në këtë rast të KEK-ut për blerje të energjisë elektrike.

“Ndërsa qeveria i ka mekanizmat e kufizuar përveç mbështetjes eventuale financiare në këtë rast të KEK-ut për blerje të energjisë elektrike. Përndryshe situata nuk mund të tejkalohet shumë shpejt përshkak se diferenca në mes të konsumit dhe prodhimit vendor është e madhe dhe rrjedhimisht ne për momentin importojm pothuajse 40 % të kërkesës për energji, ndërsa në anën tjetër çmimi i importit është jashtëzakonisht i lartë”, deklaron ai.

Gjatë ditës, KEDS ka dërguar mesazh telefonik te qytetarët e Kosovës, duke treguar se sot do të ketë mungesë të energjisë elektrike për dy orë.

MSh: Vaksinohu, kujdesu për veten e familjen!