Lajme

Situata me pandemi dhe masat anti-covid – Kurti jep lajmin e fundit

01/26/2022 10:42
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka folur edhe për masat e anti-Covid në Kosovë.

Ai ka thënë se po kujdesen për shëndetin e qytetarëve dhe kapacitetet e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Kurti tha se respektimi i masave anti-Covid është arma e vetme kundër virusit, ndërsa ka bërë thirrje për vaksinimin me dozën e tretë.

“Neve po na duhet të kujdesemi si për shëndetin e popullsisë, po ashtu edhe për kapacitetet e shëndetësisë. Të gjithë i dijmë kushtet në spitalet tona. Nga koronavirusi humbëm më të dashurit tonë, 3002 qytetarë të këtij vendi, pardje është shënuar viktima e 3000-të, ju shpreh ngushëllimë miqve dhe familjarëve tanë. Përballë kësaj gjendje, qëllimi kryesor është të shpëtojmë jetë. Ne duhet të përkujdesemi ta izolojmë këtë virus që ne të mos izolohemi nga virusi. Zbatimi i masave të IKSHPK-së janë arma e vetme ndaj këtij virusi. Vlerësimi shkencor i paraprin çdo veprimi politik a qeveritar. U bëj thirrje të gjithëve të vaksinoheni, t’i ftoni të tjerët të vaksinoheni. Ta marrim dozën e tretë përforcuese. Ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjetrit, e të secilit.”, tha Kurti.