Futbolli po goditet shumë nga koronavirusi.
Përveç ndeshjeve të shumta që janë shtyer në Premierligë dhe Serie A për shkak të situatës me COVID, edhe Bundesliga po përjeton një situatë të ngjashme, përcjell GazetaBlic Sport.
‘Sportschau’ raporton se Bundesliga po shkon duke pasur raste gjithnjë e më shumë dhe situata nuk është aspak e mirë.
Nga i njëjti burim raportohet se Bayern ka kërkuar shtyerjen e ndeshjes me Borussia Mochengladbach.
‘Bavarezët‘ kanë raportuar 9 raste pozitive me koronavirus.
/GazetaBlic Sport/


