Thomas Tuchel është i shqetësuar për situatën Covid që po prek Chelsea.
Skuadra e tij, Chelsea kërkoi nga Premierliga që ndeshja ndaj Wolverhampton të shtyhet, por kjo nuk u mor parasysh. Pas ndeshjes, Tuchel tha se në klub janë shumë të shqetësuar për situatën që po mbizotëron në klub, përcjell GazetaBlic Sport.
“Si klub u sollëm me shumë përgjegjësi. Ne lamë Havertz-in jashtë ndaj Evertonit, kishim shumë nevojë për të në atë pozicion. Por nuk e grumbulluam sepse kishte simptoma, edhe pse ishte negativ”, tha fillimisht ai për mediat angleze.
“Ne nuk e grumbulluam as Jorginhon sepse nuk është e qartë nëse ai është negativ apo pozitiv. Ne kemi qenë shumë të përgjegjshëm për gjithçka që po ndodh në këto 24 orë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


