Lajme

Situata me Covid drejt përmirësimit në Itali- Nga 26 prilli i gjithë vendi në zonë të verdhë

04/16/2021 18:58
nga:Y I

Më 26 prill e gjithe Italia do të jetë zonë e verdhë, me rrezik të ulët infektimi.

Ora policore do qëndrojë e vlefshme nga ora 22.00 deri më ora 5.00 të mëngjesit.

Shkollat në të gjitha nivelet do të jenë të hapura me kapacitet nxënësish 100%.Prej 26 prillit do të hapen kinema, teatro e salla koncertesh.

Më 15 maj do të hapen pishinat, më 1 qershor palestrat e më 1 korrik panairet.Do të mundësohet lëvizja mes rajoneve përmes një lejekalimi.

Maskat e distancimi social do të vazhdojë të jetë i detyrueshëm.Masat e reja janë marrë pas analizës së të dhënave të kurbës pandemike që shënon se Rt ka arritur në 0.85 e regjistrohen 182 të infektuar çdo 100 mijë banorë.Masat e reja u njoftuan nga kryeministri Mario Draghi në një konferencë me mediat.

/Ora News/