Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se situata është shumë serioze dhe se Kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë Republikën, dhe t’i fuqizojë aleancat e jo t’i cenojë ato, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka pyetur Kurtin se a ka plan, se si do të veprohet nesër dhe a është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?
Postimi i saj i plotë:
Secila e arritur deri më sot, nga çlirimi deri tek pavarësia e shtetndërtimi, e ka vulën e luftës sonë dhe mbështetjes ndërkombëtare.
Kosova ka shënuar fitore kur është koordinuar me aleatët tanë.
Kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë Republikën, dhe t’i fuqizojë aleancat. Jo t’i cenojë ato.
Pastaj, nuk është vazalitet e as nënshtrim koordinimi me SHBA-të dhe BE-në. Në fakt është vlerë.
Situata është shumë serioze.
Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër? A është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?


