Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin do të udhëtojë drejtë Shqipërisë të hënën pas ngjarjeve të fundit në FSHF.
Situata e tensionuar me zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë vëmendjen e të parit të UEFA’s, i cili pritet të takohet të hënën me Edi Ramën dhe Armando Dukën, shkruan GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se shtëpia e Dukës u sulmua me tritol pak ditë më parë, kurse Ceferin do të interesohet rreth sigurisë në Shqipëri pasi finalja e Conference League është caktuar të zhvillohet në “Air Albania“.
Zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen në datën 2 mars.
/GazetaBlic Sport/


