Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka thënë se situata në veri të vendit vazhdon që të mbetet e brishtë, me mundësi tensionimi.
E gjithë kjo sipas tij, për shkak të grupeve kriminale të cilat veprojnë në veri të vendit.
“Situata e përgjithshme e sigurisë në Republikën e Kosovës bazuar në zhvillimet aktuale në vend, rajon dhe me gjerë vlerësohet të jetë e qetë. Në pjesën veriore të Kosovës edhe më tutje situata e sigurisë mbetet e brishtë. Me mundësi të tensionimit si rezultat i aktiviteteve, strukturave ilegale dhe grupeve kriminale dhe terroriste. Policia e Kosovës gjatë vitit 2023 është ballafaquar me një ambient kompleks të sigurisë marrë për bazë dinamikën e kërcënimet e sigurisë siç janë: incidentet kriminale, sulmet terroriste, protestat e dhunshme dhe kërcënimet hibride. Vlen të theksohen disa prej rasteve dhe incidenteve më të rënda gjatë vitit 2023 ”, ka deklaruar Hoxha gjatë raportimit sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Gazeta Blic.
Në lidhje me deklaratën e Hoxhës ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.
Shala tha se lidershipi institucional duhet të jetë i vëmendshëm pasi Serbia do të reagoj në një moment interesant që do të mund të cënojë sigurin e vendit në një format ma ndryshe se siç e kemi parë në shtator të 2023.
“Pas shtatorit 2021 e tutje deri në 2024 kemi patur zhvillime që kan karakterizu shum pika që ishin me impakt të drejtëperdrejt ne sigurin nacionale të vendit ku Serbia nuk mundi të arri që ta pushtoj vendin në fund të 2023 dhe si rezultat i saj nga ana e nivelit politik në bashkëpunim më strukturat e sigurisë ato ndërmoren veprime në neutralizimin e ketyre strukturave në pjese tjera të vendit pasi në veri u legjitimuan institucionet e nivelit lokal të dalur nga zgjedhjet e fundit në atë pjese. Lidershipi institiucional duhet të këte në vemendje që Serbia do të reagoj në një moment interesant që do të mund të cenojë sigurinë e vendit në një format ma ndryshe se siç e kemi parë në shtator të 2023” tha Sha në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.
Shala potencoi se Kosova duhet të jetë e gatshme në rast të prishjes së ekuilibrit të sigurisë në rajon.
“Tani siguria ka marr dimension rajonal por edhe komplekse në mënyren se si do të kalojë kjo faze e veprimeve legjitime dhe legale të institucioneve të vendit në shurjen e ketyre strukturave paralele por edhe mbajtjes se siguris ne ate pjese. Siguria ka e do të kete impaktin e saj dhe në duhet të jemi të gatshëm në rast prishjes se ekulibit të sigurisë në rajon” tha Shala për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Drejtori i policisë paralajmëron: Situata e sigurisë në veri e brishtë, me mundësi tensionimi