Krerët e sistemit të drejtësisë në Kosovë nuk janë “vetëm” në institucionet që drejtojnë.
Ata kanë të punësuar edhe familjarë të ngushtë në sistemin e drejrësisë. Madje shumica prej tyre. Pa asnjë përjashtim. Duke filluar nga instanca më e lartë gjyqësore në vend- Gjykata Supreme e deri tek Gjykatat Themelore e Prokruroritë Themelore.
GazetaBlic ka siguruar emrat e familjarëve të krerëve të drejtësisë të punësuar në sistemin e drejtësisë. Duke filluar nga Gjykata e Apelit, Gjykata Supreme, Gjykata Themelore e deri tek Prokuroria.
Prijnë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit me familjarë të punësuar në sistemin e drejtësisë
Listës i prinë Nehat Idrizi, Gjyqtar dhe ish-kryesues i KGjK, i cili ka të punësuar rejën e tij si Bashkëpunëtore Profesionale në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Pas tij, Gjyqtari Bashkim Hyseni, i cili ka të punësuar bashkëshortën e tij, Mimoza Syla Hyseni, në pozitën Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Gjyqtari tjetër Valon Totaj, e ka të punësuar vjehrrën Nexhla Vebiqi, në pozitën e sekretarës Juridike në Gjykatën Themelore në Prizren.
Pastaj, ish-kryetari Hasan Shala, ka të punësuar djalin e tij Besnik Shala- Gjykatës në Gjykatën Themelore në Pejë.
Nga ana tjetër, Afërdita Bytyqi, ish-kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ka të punësuar nipin Valmir Bytyqi, si Zyrtar Ligjor në Gjykatën e Apelit.
Hiq më ‘mangu’ nuk ia kanë lënë në Gjykatën Supreme, edhe aty u punësuan shumë familjarë…
Enver Peci si kryetar ka të punësuar të birin Shpëtim Peci, në pozitën Prokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë. Pas djalit ai ka të ‘rehatuar’ edhe bashkëshorten Elheme Peci, sekretare Juridike në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Gjyqtari Shukri Sylejmani, ka të punësuar bashkëshorten Fikrije Sylejmani, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Gjyqtarja Gyltene Sylejmani, ka të punësuar vajzën, Rrezarta Sylejmani Voca, Gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë
Fejzulla Hasani, ish-Kryetar, ka të punësuar vëllain Xhelal Hasani, Zyrtar në Administratë në Prokurorinë Themelore në Gjilan (dega në Kamenicë).
Gjyqtarja Nesrin Lushta, e ka të punësuar vëllain, Referent në Gjykatën Themelore në Mitrovicë
Gjyqtari Fejzullah Rexhepi, e ka të punësuar bashkëshortën, Donika Kololli Rexhepi, Referente Ekzekutive në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Hysen Gashi, Ish-Gjyqtar (Dhoma e Posaçme), e ka të punësuar djalin Enis Gashi, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Hamdi Ibrahimi, e ka punësuar Violeta Kamberin, Zyrtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega Podujevë.
Hajrie Shala, e ka të punësuar vajzën, Benita Berisha, Gjyqtare në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega Vushtrri.
Nga ana tjetër, edhe nëpër Gjykatat Themelore janë punësuar dhjetëra familjarë të gjyqtarëve
Anita Prenaj Krasniqi, Gjyqtare në Prishtinë e ka të punësuar bashkëshortin – Referent në Gjykatën Supreme (Dhoma e Posaçme).
Nurije Shala, Gjyqtar në Mitrovicë, e ka të punësuar bashkëshortin Skënder Shala, Referent në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Feti Gashi, Gjyqtar në Pejë, e ka të punësuar bashkëshorten, Sahide Gashi si gjyqtare.
Afërdita Mulhaxha, gjyqtare në Pejë, e ka të punësuar bashkëshortin, Menduh Mulhaxha, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë.
Gani Rugova, Gjyqtar në Pejë, dega Istog, e ka të punësuar vëllain Xhavit Rugova, Postier në Gjykatën Themelore në Pejë, dega Istog.
Ndërkohë Ramiz Buzhala, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Gjakovë e ka edhe bashkëshorten pjesë e sistemit të drejtësisë. Vjollca Buzhala, është gjyqtare në Prizren.
Skender Çoçaj, Gjyqtar në Prizren, e ka të punësuar mbesën Arta Çoçaj, Sekretare Juridike në Gjykatën Themelore në Prizren.
Artan Serjani, Gjyqtar në Prizren, e ka të punësuar bashkëshorten Fitore Mehmeti Serjani, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prizren.
Habib Zeqiri, Gjyqtar në Ferizaj, e ka të punësuar bashkëshortën Arlinda Zeqiri, Zyrtare në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
Ilir Bytyçi, Gjyqtar në Ferizaj, e ka të punësuar babain Sylejman Bytyçi, Zyrtar i Sigurimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe motrën Ilirjana Bytyçi, Zyrtare në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Agim Ademi, Gjyqtar në Gjilan, e ka edhe bashkëshortën Bahtie Ademi, pjesë të sistemit të drejtësisë. Ajo është Prokurore në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Veli Kryeziu, Gjyqtar në Gjilan, e ka të punësuar bashkëshortën, Zyrtare në Administratë në Gjykatën Themelore në Gjilan
Edhe në Prokurori hiq më mirë puna, shumë familjarë të punësuar
Aleksandër Lumezi, ish Kryeprokuror i Shtetit, e ka të punësuar vajzën Nita Lumezi, Zyrtare në Gjykaten e Apelit dhe kunatën Merita Lumezi, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë
Jetish Maloku, Kryesues i Këshillit Prokurorial, e ka të punësuar djalin Vilson Maloku, Zyrtar Ligjor në Gjykatën e Apelit dhe vajzën Ilirjana Maloku Krasniqi, Zyrtare në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK) duke mos e lënë anash dhëndrrin Nazmi Krasniqi, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjakovë
Jehona Makolli- Grantolli, Anëtare e Këshillit Prokurorial, katë punësuar motrën Alba Makolli, Bashkëpunëtore Profesionale në Gjykatë të Apelit dhe bashkëshortin Artan Grantolli, Asistent i Kryeprokurorit
Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë në Prizren, e ka të punësuar bashkëshortën Mirlinda Kelmendi Shala, Zyrtare Ligjore në Gjykatën Themelore në Prizren
Mimoza Syla- Hyseni, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e ka të punësuar bashkëshortin Bashkim Hyseni, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Rasim Maloku, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, e e ka të punësuar vajzën Merita Maloku, Referente në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Gazeta Blic ka provuar të flas me drejtuesit e këtyre institucioneve të drejtësisë, por nuk ka arritur të marrë përgjigje në lidhje me këto punësime të familjarëve të tyre në sistemin e drejtësisë.