Dy persona nga Siria kanë pësuar lëndime trupore me mjet të mprehtë të mërkurën në fshatin Koshuticë të Leposaviqit.
Burime brenda QKUK-së i kanë konfirmuar, gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, se njëri prej të lënduarve deri dje ka qenë nën kujdesin e Klinikës së Emergjencës.
Ndërsa sot, për shkak të gjendjes, ai është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
Nuk bëhet e ditur se nëse rasti ka të bëjë me ndonjë konflikt eventual mes këtyre dy personave apo diçka tjetër.
Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”, u tha dje në raportin 24-orësh të PK-së.


