Sporti

Siria shkruan historinë duke u kualifikuar tutje në Kupën e Azisë, përkthyesi qan bashkë me gazetarin gjatë intervistës me trajnerin

01/23/2024 18:14
nga:Lorik J

Një video u bë virale në pak minuta, pasi gjatë intervistës me Hector Cuper në fund të ndeshjes së Grupit B të Kupës së Azisë midis Sirisë dhe Indisë, gazetari dhe përkthyesi teknik u emocionuan dhe u përqafuan. Arsyeja është e thjeshtë: Siria e ka bërë historinë, duke u kualifikuar tutje.

Siria përfundoi në vendin e tretë, pas Australisë (7) dhe Uzbekistanit (5), por tashmë është e sigurt se do të kalojë si një nga katër skuadrat më të mira të vendit të tretë: një arritje e paimagjinueshme për kombëtaren e 91-të në renditjen e FIFA-s, e cila falë Cuper është forcuar duke natyralizuar tre lojtarë argjentinas me origjinë siriane: Ezequiel Ham, Ibrahim Hesar dhe Jalil Elías.

Siria vazhdon të jetojë ëndrrën e saj.

Ja pamjet emocionuese: