Lajme

Siria njeh “pavarësinë” e “Republikave Popullore” të Donjeckut dhe Luhanskut

06/29/2022 19:56
nga:Astrit Gashi

Siria ka njohur “pavarësinë dhe sovranitetin e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut (DNR dhe LNR)Ä, njoftoi ministria e Punëve të Jashtme në Damask.

“Republika Arabe E Sirisë ka vendosur të njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës Popullore të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut”, tha Ministria e Jashtme siriane në një deklaratë të lëshuar nga agjencia shtetërore siriane SANA.

Në shkurt, pas një takimi të jashtëzakonshëm të madh të Këshillit të Sigurimit të vendit, presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua qytetarëve të Federatës Ruse dhe deklaroi se e konsideronte të nevojshme marrjen e një vendimi për njohjen e menjëhershme të sovranitetit të LNR dhe DNR.

Menjëherë pas fjalimit të tij, presidenti nënshkroi dekretet në Kremlin për njohjen e republikave të Donbasit.

Në dekretet e tij, Putin urdhëroi Forcat e Armatosura Ruse të sigurojnë ruajtjen e paqes në DNR dhe LNR.