Sporti

Sir Alex, Guardiola dhe Ancelotti do të shfaqen në dokumentarin e lamtumirës për Klopp

05/06/2024 14:37
nga:Lorik J

Si pjesë e lamtumirës së Jurgen Klopp me Liverpool-in, klubi do të publikojë një dokumentar special me intervista ekskluzive me disa nga emrat më të mëdhenj në profesionin e trajnerit.

Sir Alex Ferguson, Carlo Ancelotti, Pep Guardiola dhe Mauricio Pochettino janë intervistuar të gjithë për filmin, i cili do të shfaqet në javët e ardhshme. Mail Sport raporton se skuadra mediatike e Anfield dëshironte të eksploronte njerëz të ndryshëm për të mbuluar largimin e Klopp.

Klopp ka edhe dy ndeshje të tjera në krye të Liverpool-it – jashtë në Aston Villa dhe në shtëpi me Wolverhampton.

/GazetaBlic Sport