Sir Alex Ferguson ka konfirmuar përfshirjen e tij në rikthimin e Cristiano Ronaldos në Old Trafford.
Sir Alex Ferguson ka konfirmuar për herë të parë përfshirjen e tij në marrëveshjen për të sjellë Cristiano Ronaldon përsëri në Manchester United, duke këmbëngulur:
“Unë thjesht nuk mund ta imagjinoja që ai të luante për Manchester City. Shumë njerëz luajtën rol, dhe unë kontribuova duke e ditur se, me të vërtetë, Cristiano donte të vinte këtu. Kjo ishte e rëndësishme. Shkoi shumë mirë”, tha shkurtimisht Sir Alex Ferguson, citojnë mediat britanike.
Cristiano Ronaldo shpërtheu në ndeshjen e djeshme ndaj Newcastle në deubtimin e tij me ‘Djajtë e Kuq’, ku shënoi dy golat e parë në fitoren 4:1.
/GazetaBlic Sport


