Lajme

“Sipas standardit të VV-së, Vjosa Osmani është presidente jolegjitime”

05/04/2021 07:08
nga:A. R.

Anëtari i AAK-së, Haxhi Shala, ka thënë se zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente nuk ka dalluar nga votimet e mëparshme në Kuvend.

Ai ka thënë se VV kishte sjellë një standard që të mos kontrabandohen votat dhe deputetët të mos ndryshonin mendim.

Mirëpo, Shala në dPT te Fidani në T7 ka thënë se ishte vet VV që zgjodhi Osmanin si presidente me vota të “pazareve”

“Kanë kontrabanduar vota. Këtë e bënë në sy të të gjithëve. në të kaluarën, kur këtë e bënin parti tjera, këta kritikonin dhe thonin se ishin vota jolegjitime. Tani nuk po flas këtu se ky është qëndrim i joni si AAK, apo i PDK-së apo LDK-së. Ky është standard i tjetërkujt. Sipas standardtit të VV-së, Vjosa Osmani është presidente jolegjitime. Votat e deputetëve u kontrabanduan. Mirëpo nuk është se tash po kritikojmë pasi duhet të bëhemi konstruktiv. Partitë nëpër gjithë botën lobojnë për vota. Kjo bëhet në politikë për të arritur qëllime të caktuara. Mirëpo sipas Albinin kjo nuk bënte në Kosovë. Por tani duket se po bën edhe kjo”, ka thënë ai.