Lajme

Sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes: Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rusisë i janë shkatërruar mbi 10 mijë automjete ushtarake

04/15/2023 22:36
nga:Astrit Gashi

Rusisë i janë shkatërruar më shumë se 10 mijë automjete ushtarake që kur vendi nisi pushtimin e Ukrainës.

Shifrat i bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar (MOD).

Ministria britanike citoi gjurmuesin Oryx, që thotë se ka “dokumentuar humbjet e pajisjeve ruse”.

Ministria e Mbrojtjes potencoi gjithashtu se Rusia ka “shkrepur shumicën e raketave moderne të lundrimit” për “përfitim të vogël strategjik”.

Autoriteti gjithashtu shtoi se Moska tani “po përpiqet të mobilizojë industrinë e saj të mbrojtjes”.