Gjykata e Posacme la në arrest shtëpie Alma Kaçin, 40-vjeçarja e cila filmoi videon intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ky i fundit u la në burg.
Avokatja e Kaçit në një prononcim për gazetarët tha se kishte kërkuar një masë më të butë, për shkak se Kaçi është nënë e një fëmijë 12-vjeç dhe ka nënën e sëmurë, e po ashtu është e vetmja që sjell të ardhura në familje.
Avokatja Natasha Veliaj: Më falni, të gjithë këto përgjigje unë nuk është se do ua jap, thjeshtë do ju jap përfundimisht çfarë i kërkova gjykatës. Që normalisht e akuzuara, klientja ime, të jetë pa masë, ose detyrim paraqitje, duke qenë se është prind i një fëmijë 12-vjeçar, ka një nënë të sëmurë në shtëpi, dhe është e vetmi person që sjell të ardhura në shtëpi. Por gjykata nuk e pranoi do vazhdojë me hetimit gjatë gjithë kohës me arrest në shtëpi.
E pyetur nëse Kaçi është autorja e videos avokatja tha: “Të tjerat jo, nuk jam e autorizuar sepse jemi akoma në fazën e hetimeve”.
“Absolutisht jo, sepse ka një fëmijë 12-vjeçar, më falni, no coment tjetër”, u përgjigj edhe kur u pyet nëse klientja e saj ka tentuar të largohet.
Avokatja po ashtu u shpreh se Kaçi ishte përgjigjur në gjykatë në lidhje me faktet, ndërsa insistoi se nuk mund t’u përgjigjej pyetjeve të tjera të gazetarëve: “Sinqerisht nuk mund të përgjigjem më, janë objekti i hetimit”, shoi ajo.


