Numri 1 në botë në tenisin e meshkujve – Jannik Sinner, kaloi tutje në çerekfinale të Wimbledon pas dëmtimit të Grigor Dimitrov.
Bullgari u eliminua në 1/8 e finales për shkak të një dëmtimi në shpatullën e djathtë, të cilin e pësoi në setin e tretë (kur ishte duke fituar me rezultat 2:0) kundër Sinmer.
Dimitrov kishte fituar dy setet e para me rezultatet 6:3 dhe 7:5.
“Nuk di çfarë të them sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. E pamë të gjithë sot. Ka qenë i pafat vitet e fundit. Një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një mik i mirë i imi. Shkojmë shumë mirë me të, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Nuk doja kurrë ta shihja në një situatë të tillë. Ai kishte një shans të madh për të luajtur në raundin tjetër dhe e meritonte”, filloi fjalimin e tij i trishtuar Sinner pas ndeshjes.
“Tani, më shumë se çdo gjë tjetër, shpresoj që të shërohet shpejt. Mungesë absolute fati për të. Nuk do ta doja një fitore të tillë, por për fat të keq, ne pamë pikërisht këtë.”
/GazetaBlic Sport


