Sporti

Sinner në mënyrë rutinore arriti një tjetër fitore në Torino

11/12/2024 23:04
nga:Lorik J

Tenisti i parë në botë, italiani Jannik Sinner, ka kaluar në gjysmëfinale të ATP Finals që po luhet në Torino, pasi fitoi ndaj amerikanit Taylor Fritz 6:4, 6:4.

Në të dyja setet, Sinner ia fitoi shërbimin kundërshtarit në një situatë kur ky i fundit shërbente për të qëndruar në set, duke mos i lënë kështu asnjë mundësi për t’u përgjigjur.

Më herët të martën, Danil Medvedev shënoi fitoren e tij të parë në Torino, duke mundur 6:2, 6:4 australianin Alex De Minaur. Pas dy raundeve, Sinner është në krye të grupit me rekord 2-0, i ndjekur nga Medvedev dhe Fritz me nga 1-1, ndërsa De Minaur është në fund me 0-2.

Sinner – Medvedev dhe Fritz – De Minaur do të luajnë në raundin e fundit të enjten.

/GazetaBlic Sport