Jannik Sinner pësoi një kolaps kundër Juan Manuel Cerundolo në raundin e dytë të Roland Garros.
Në fund, tenisti italian nuk e fshehu atë që ndjeu pasi pësoi një humbje në një ndeshje që po e dominonte.
Pas ndeshjes, ai foli në një konferencë për shtyp, ku tha: “Nuk u ndjeva shumë mirë, por këto ndodhin. Isha në një pozicion të mirë, por nuk munda të shërbeja. U përpoqa, por… Nuk dua t’ia heq meritat kundërshtarit, e përgëzoj”.
Dhe cili ishte problemi? “Kisha marramendja, energjia më humbi. U përpoqa të shërbeja, por nuk kisha energji. E lashë setin e katërt për të kursyer energji për të pestin. Por po, nuk u ndjeva mirë”, vazhdoi ai.
Dhe kur lindi problemi? “Në mes të setit të tretë, edhe pse po luaja mirë. Nuk munda të gjeja energjinë. Është një pozicion i vështirë. Por është sport. Ishte vapë, por jo aq vapë. Nuk ishte për shkak të motit, por për shkakun tim. Ndodh”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


