Vdekjet nga COVID-19 në mbarë botën kanë kaluar shifrën e tre milionëve teksa India ka parë një rritje të rasteve; policia në Brazil ka ndaluar persona që kanë shkuar nëpër klube nate dhe i ka mbyllur lokalet; gjysma e popullsisë së rritur në SHBA kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, teksa eksperti amerikan për sëmundje infektive, Anthony Fauci ka thënë se pret që të hiqet menjëherë pauza e përkohshme për përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson; izraelitët janë lejuar që të mos përdorin maska në ambiente të hapura për herë të parë qe një vit, ndërkaq në Zelandën e Re arritën pasagjerët e parë nga Australia, pas lehtësimit të kufizimeve.
LEXO EDHE:
14 viktima, 957 të shëruar dhe 442 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë
/GazetaBlic/