Sporti

Sinjale pozitive, Allegri mund të jetë trajner i ri i Bayernit

04/17/2021 16:06
nga:Mergim Rreci

Po rriten raportimet në Gjermani se Massimiliano Allegri mund të marrë detyrën e Bayern Munchen.

Ish-shefi i Juventusit dhe Milanit ka qenë pa punë për gati dy vjet që kur u shkarkua, pavarësisht se fitoi pesë tituj të Serie A radhazi dhe arriti dy herë në finalen e Champions League, përcjell GazetaBlic.

Flick ka fituar gjithçka me Bayern Munchen dhe tundohet nga mundësia për të drejtuar ekipin kombëtar gjerman.

Ndërsa klubi pret që ai të marrë një vendim, ata po shikojnë mundësi të tjera dhe gazeta gjermane Bild këmbëngul se Allegri “nuk konsiderohet thjesht një Plan B” nga drejtuesit e Bayern.

Ai nuk do të ishte i pari italian që drejton gjigandët e Bundesligës, pasi Giovanni Trapattoni kujtohet ende me dashuri, dhe jo vetëm për konferencat e tij të jashtëzakonshme për shtyp.

Allegri afrohet gjithashtu nga Roma, por raportimet e fundit në Itali pretendojnë se ai i ka refuzuar ata.

/GazetaBlic/