Me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Në këtë ditë të shënuar, kryeministri Kurti ka kujtuar dhe nderuar sakrificën, qëndresën, forcën dhe përkushtimin ndaj atdheut të brezave të ushtarëve e patriotëve.
Ai ka theksuar rolin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë që përveçse në mbrojtje dhe siguri të Shqipërisë, shtrihet edhe përtej kufijve dhe i kontribuon edhe paqes në rajon dhe botë.
Në këto 109 vite, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, na falën nder e krenari të gjithë shqiptarëve, ka shkruar Kryeministri Kurti në letrën e urimit.
U gëzohemi sukseseve tuaja, sikurse edhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet forcave të dy vendeve tona, zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve ushtarake, në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë në vendet tona dhe në rajon, ka shkruar ai.
Letër urimi i Kryeministrit Kurti:
Shkëlqesia Juaj,
Me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura, pranoni ju lutem urimet më të përzemërta në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë ditë, e kujtojmë dhe nderojmë sakrificën, qëndresën, forcën dhe përkushtimin ndaj atdheut të brezave të ushtarëve e patriotëve.
Roli i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përveç se në mbrojtjen dhe sigurinë e Shqipërisë, shtrihet edhe përtej kufijve dhe i kontribuon edhe paqes në rajon dhe botë.
Në këto 109 vite, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, na falën nder e krenari të gjithë shqiptarëve.
Përderisa përballuan çdo sfidë, njëkohësisht mbrojtën edhe vlerat më të larta shtetërore e kombëtare.
Si vend anëtar i NATO-s, në misione paqeruajtëse kontribuuan në stabilitet anembanë botës.
U gëzohemi sukseseve tuaja, sikurse edhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet forcave të dy vendeve tona, zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve ushtarake, në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë në vendet tona dhe në rajon.
Urime Dita e e Forcave të Armatosura të gjithë ushtarakëve të Forcave të Armatosura dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
Me nderime,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës.