Lionel Mesi është më afër se kurrë transferimit tek PSG-ja.
Sipas raporteve, argjentinasi do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me pagë 40 milionë euro në sezon.
Teksa marrëveshja shkon drejt finalizimit, një tjetër e dhënë ka gëzuar edhe më shumë tifozët e PSG-së. Klubi parisien ka pronotuar kullën ‘’Eiffel’’ në Paris për datën 10 gusht. Hera e fundit që PSG-ja e bënte diçka të tillë ishte në vitin 2017 kur prezantonte Nejmar.
Mediat franceze aludojnë mbi një prezantim në mënyrën më spektakolare të Messit i cili me largimin nga Barcelona ka tronditur botën e futbollit.


