Lajme

Sindikatat kundër 110 euro vlerë të koeficientit: Ndryshe na kishte premtuar Qeveria

01/24/2023 18:08
nga:G C

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Tevide Imeri, ka thënë se shumë sindikata kanë kërkuar që vlera e koeficientit të jetë 132 euro.

Imeri tha për GazetaBlic se, vlera e koeficientit që po kërkohet nga kjo sindiktatë i është premtuar edhe nga Qeveria.

“Ne e kemi një ftesë publike. Disa sindikata kemi kërkuar nga Qeveria, që koeficienti të jetë 132 euro, bazuar në vlerën e pagës minimale, që është aprovuar në lexim të parë, që është 234 euro”, tha Imeri.

Imeri nuk ka dhënë detaje për hapat që do të merr FSSHK-ja nëse vlera e koeficientit do të jetë 132 euro, por shton se kjo vlerë është e papranueshme dhe do të ketë pakënaqësi të mëdha.

Imeri nuk e përjashton faktin që Këshilli Drejtues ta dërgojë Ligjin në Gjykatën Kushtetuese

“Por, cilët do të jenë hapat nëse vlera e koeficientit nuk do të jetë 132- e kemi Këshillin Drejtues që merr vendime në lidhje me këto raste. Pavarësisht kësaj, nëse vlera e koeficientit do të jetë 110 nuk do të ketë pajtueshmëri. Megjithatë, Këshilli Drejtues vendos nëse do ta dërgojë në kushtetutese ose jo”, tha Imeri.

Lidhur me vlerën e koeficientit kanë reaguar edhe nga SBASHK-u, ku kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se deri diku janë pajtuar me punëtorët e arsmit që koeficienti të jetë 120 por jo më pak.

“Të gjithë e kanë pritur me vite “Ligjin e Pagave” edhe grevat që janë bërë me vite në kohën Haradinaj dhe Kurti fajtor kanë patur Ligjin e Pagave. Kemi bërë të pamundurën që ta bindim Qeverinë të ecë më shpejt, kemi pritur që koeficienti të bëhet publik por kjo nuk po bëhet. Së fundmi Mimoza Kusari-Lila në emër të Vetvendosjes premtoi se në këtë javë do ta kemi koeficientin e Ligjit të Pagave dhe do të paraqitet edhe në Kuvend dhe vetë mungesa e një deklarate si nga Kurti ashtu edhe nga Murati jep hapsirë për koeficientë të tjerë. Sa i takon SBASHK ne e kemi dëgjuar më shumë nga zonja Nagavci gjatë grevës koeficientin 120 euro. Ne kemi bërë llogaritë me ekspertët tanë dhe disi jemi pajtuar në heshtje me 120 sepse e kemi parë se do të bënte një lëvizje pak më pozitive të pagave. Por çdo koeficient nën 120 do të jetë sa për të thënë dhe pagat do të kenë një lëvizje shumë modeste dhe kjo do të krijojë një zhgënjim të madh”

“Cdo koeficient nën 120 do të krijojë pakënaqësi të madhe por nga ajo që kam parë mga kolegët e mi nëpër komuna nuk ka ndonjë kërkesë për grevë nga vetë fakti se ata janë të vetdijshëm se greva per nje muaj e ka goditur shumë sistemin arsimor. Por, më e keqe se greva që do të ndodhte do të ishte zhgënjimi i punëtorëve arsimor në të gjitha nivelet. Ky zhgënjim pastaj do të ndikonte në angazhimin e tyre sepse ata nuk do të jenë të stimuluar” tha Jasharaj për GazetaBlic.

Rrahman Jasharaj: Ligjin e Pagave e kemi pritur me vite, koeficienti duhet të jetë 120