Sindikatat dhe punëtorët e kompanisë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), kanë protestuar të hënë para objektit të kësaj ndërmarrje.
Ata përmes kësaj proteste kanë shprehur pakënaqësinë me “rritjen e përshkallëzuar” prej 15% deri 3% të pagave, që e thellon dallimin mes punëtorëve dhe stafit menaxherial.
Sindikatat kërkuan anulimin e këtij vendimi si dhe rritja e pagës për pozitat jo menaxheriale të jetë 20%.
Po ashtu nga organizatorët u tha se protestat do të vazhdojnë nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Kryetari i Sindikatës KOSTT, Arben Pllana, ka thënë se protesta e organizuar nuk ka qëllim individual politik apo partiak, por ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave ligjore të punëtorëve.
Ai tha se kërkojnë anulimin e këtij vendimi si dhe rritja e pagës për pozitat jo menaxheriale të jetë 20%.
“Është protestë paqësore e paralajmëruar tek organet e rendit të sigurisë e gjithashtu janë lajmëruar edhe të tjerët. Nuk ka qëllim individual politik apo partiak, por mbrojtjen e të drejtave ligjore të punëve, e bazuar në nenin 23 të kushtetutës së Republikës së Kosovës. Sindikata vazhdimisht ka kërkuar që orët shtesë të paguhen si orë jashtë orarit e jo si orë të kompozuara. Sindikatat po ashtu kanë kërkuar që ekipeve të linjave të operatorëve të iu paguhen rrezikshmëria por kjo thirrje ka hasur në vesh të shurdhër”.
Seladin Izmaku, përfaqësues i sindikatës ka thënë këta punëtor tash e 10 vite nuk kanë gëzuar rritje pagash, shkruan EO.
Ai tha se kërkojnë që pagat e janarit të merret me ngritje 20% dhe nëse kjo nuk ndodh, sipas tij, protestat do të vazhdojnë.
“Tash e 20 vite stafi i KOSTT kanë qenë në gjendjen më të vështirë krahasuar me menaxhmentin e lartë atu, paga më e lartë ka qenë sa 8 fshi i pagës më të ulët, krahas kësaj, stafi i lartë kanë kontrata të përhershme, kjo gjë i ka shuar ambiciet për ngritje të pozitave. Po ashtu, këta punëtor tash e 10 vite nuk kanë gëzuar rritje pagash. Në takimin me punëtorët është kërkuar rritje pagash prej 20% për stafin jo menaxherial, e brenda këtij viti të filloj të zbatohet sistematizimi i ri i vendit të punës, i paraprirë nga një vlerësim adekuat. E edhe konkurset e brendshme të cilat kanë dështuar, për tu hapur konkurse të jashtme pa u shteruar pozitat brenda kompanisë. Nëse paga e janarit 2024 nuk merret me rritje 20% për stafin jo-menaxherial atëherë sindikatat dhe punëtoret do dalin në protestë para objektit të KOSTT.
Kryetar i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka thënë se punëtori është duke u konsideruar si vegël pune.
“Ne do të fitojmë edhe përmes gjykatës, mirëpo ose ka bashkëpunim me akterë të ndryshëm duke e keqpërdorur detyrën zyrtare ose janë aq të ligtë e aq të mjerë sa të shkelin të drejtën e punëtorit sa të konsiderojnë punëtorin si vegël pune”, ka thënë ai.