Lajme

Sindikata e Policisë sot në takim me Sveçlën

12/20/2023 08:10
nga:Genita C

Të mërkurën është caktuar të mbahet takim në mes të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri, duke treguar se takimi do të nisë në orën 11:00.

Ky takim vjen pas protestave të fundit nga njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës.