Lajme

Sindikata e Policisë e dënon sulmin ndaj policëve në Suharekë

11/23/2023 16:14
nga:N K

Sindikata e Policisë së Kosovës e ka dënuar sulmin ndaj dy pjesëtarëve policor pasditen e së mërkurës në Suharekë, gjatë një grabitje të armatosur.

Sindikata, përmes një komunikate për medie ka kërkuar vënien para drejtësisë kryesit e kësaj vepre, ndërkohë policëve të plagosur i ka uruar shërim të shpejt.

“Me datë 22.11.2023,në Qytetin e Suharekës, Policia e Kosovës ka intervenuar për të parandaluar një grabitje të armatosur dhe gjatë intervenimit për arrestimin e të dyshuarve janë lënduar dy zyrtar policorë, njëri me armë zjarri.

Pas tretmanit mjekësorë, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse dënojmë çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas Ligjit ndaj kryerësve të këtyre veprave penale me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë dhe veprave tjera penale.

Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve, prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizimin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre, pa kursyer as shëndetin dhe jetën e vet”, thuhet në komunikatë.