Lajme

Sindikalistët i reagojnë ashpër Kurtit: Nuk merremi me ty, shihemi në grevë

12/13/2021 12:27
nga:Gazeta Blic

Pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, rreth kërkesave të sektorit të arsimit dhe shëndetësisë, ka ardhur reagimi nga Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, raporton Gazeta Blic.

Syla ka thënë se nuk merret me Kurtin dhe deklaratat e tij që e thyejnë ligjin, duke i thënë: shihemi në grevë.

“Jam ne pregatitje te GREVAVE nuk mirrem me deklarata te cilat shkelin ligjin. Po e shkel ligjin mbi organizimin sindikal te Parlament ku eshte votu ky ligj”, ka thënë Syla për Gazeta Blic.

Porosia e Albin Kurtit për Rrahman Jasharin nga Kuvendi i Kosovës

Ndërsa në seancën e Kuvendit, kryeministri Kurti në fjalimin e tij i ndau sindikalistët në sindikalistë të rrahur dhe të parrahur.

“Rrahja e sindikalistëve ka elemente fashiste,” – u shpreh ai, duke përmendur sindikalsitin Hasan Abazi.

Ai sulmoi Rrahman Jasharajn, megjithëse ky i fundit nuk kishte qenë sindikalist i punëtorëve të ndonjë ndërmarrjeje që ishte privatizuar.

“Keni edhe sindikalistë tjerë që kanë bërë bashkëpunim me PAN-in.” – vazhdoi ai.

“Nuk mund t’i fusim të gjithë sindikalistët me një thes,”

“Kemi pasur sindikalistë që kanë mbrojtur punëtorët, dhe kemi pasur sindikalistë që kanë shërbyer si elementë të pushtetit.”

“Të pafajshëm nuk janë as disa kryesindikalistë. Qysh në shumë shkolla tona për dy dekada nuk ka pasë as sapun, dhe të vijnë në shprehje vetëm përmes kërkesave për rritje pagash?” – deklaroi kryeministri në një sulm të ashpër ndaj Rrahman Jasharajt.

Deputetja Eliza Hoxha i tregoi Kurtit se si i kishte takuar po këta sindikalistë dhe iu kishte ofruar mbështetje sa ishte kryeministër.

Po ashtu, ajo u shpreh se arsimi nuk i ishte nënshtruar privatizimit, ashtu si shëndetësia.