Lajme

Sindikalistët e policisë takojnë Sveçlën, këto janë tri kërkesat e tyre

12/20/2021 15:46
nga:N M

Kryetari dhe Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, kanë takuar ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, raporton Gazeta Blic.

Sipas një njoftimi, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri dhe Nënkryetari Avdi Hoti në këtë takim kanë parashtruar tri kërkesa.

Janë diskutuar shumë çështje me interes për Policinë e Kosovës, ku është diskutuar edhe për tri çështjet më kryesore si ‘Ligji për paga’, ‘Ligji për sigurimin shëndetësor’ dhe ‘Ligji për pensionim të parakohshëm’”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Z. Zeqiri ka njoftuar ministrin, Xhelal Sveçla për gjitha angazhimet që është duke punuar Sindikata e PK-së në bashkepunim me menaxhmentin e PK-së, që nga kjo Ministri të bëj perpjekje për të realizuar sa më parë kërkesat e Sindikatës së PK-së, duke përfshirë përmirësimin e kushteve të punës, e sidomos për ngritjen e shqetësimit që tash e 20 vite, Policia e Kosoves ende nuk i gëzon ‘Ligjin për sigurimin shëndetësor’ dhe ‘Ligji për pensionim të parakohshëm’.

Delegacioni i Sindikatës së PK-së është shprehur i gatshëm që të vazhdojë me angazhimet e përbashkëta në shërbim të ngritjes së cilësisë për Policinë e Kosovës, përmes Ministrisë se Punëve të Brendshme, konkretisht nga z, Svelca që këto ligje të proceduhen sa më parë në qeveri.

Ministri z. Sveçla është pajtuar që bashkërisht me Sindikatën e PK-së të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtyre kërkesave sa më parë.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për sfidat që ballafaqohen çdo ditë zyrtaret policorë dhe kushtet e tyre në punë.

Duke e vlerësuar si përmbajtjesor këtë takim, Delegacioni i Sindikatës së PK-së do t’i drejtohet me një kërkesë të veçantë, Ministrit të Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla për një shtesë për punën e kryer gjatë vitit, e sidomos për angazhim të shtuar në lidhje me pandeminë ‘COVID- 19’ për të gjithë zyrtaret policor dhe atyre të stafit civil të PK-së.

Nënshkruhet marrëveshja – Danimarka merr me qera Qendrën e Paraburgimit në Gjilan