Lajme

Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës

11/20/2024 12:44
nga:N K

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi reagon për pasivizimin diskriminues që po iu bëhet shqiptrëve të Luginës, shkruan GazetaBlic.

Sinani, thekson se organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës.

Kryetarja potencon se përveç legjitimimit të diskriminimit të skajshëm rreth pasivizimit, Gjykata Kushtetuese, me një vendim antikushtetues si ky, po punon në dekurajimin e shqiptarëve të Luginës në betejën e tyre për drejtësi e barazi.

Ndryshe, shprehet se “Sadik Demiri është shembulli më i mirë i diskriminimit që po ua bënë shqiptarëve Serbia, e në të njejtën kohë edhe shembull se si nuk duhet të dorëzohemi”.

Postimi i plotë: