Lajme

Sinani akuzon Arifin për ndalimin e shfaqjes së filmave në Preshevë

07/20/2023 14:34
nga:Mergim Rreci

Këshilltarja e kryeministrit Kurti Ardita Sinani, ka akuzuar kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin, se nuk ka jap leje për shfaqjen e filmave “I pabesi” dhe “Heshtja vret, në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, raporton Gazetablic.

Më 10 qershor ishte planifikuar shfaqja e filmave “I pabesi” dhe “Heshtja vret”, në vendin e cekur më lartë, por shfaqja e filmave ishte ndaluar nga institucionet serbe dhe po të njëjtë ditë janë intervistuar nga policia producenti i filmave Gani Veseli ku Gjykata e Lartë e Vranjës i kishte dërguar ftesë për në seancë të mbajtur po atë ditë, i intervistuari i dytë po të njëjtën ditë ishte drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili.

Sinani kishte shkruar se vendimi për moslejimin e shfaqjes së filmave kishte arritur për shkak të përplasjeve deri në fyerje ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës në çdo paraqitje publike të kryetarit të Komunës.

“Paradoksi më i madh qëndron në atë se sikur pushtetit qendror në Beograd, e edhe pushtetit lokal në Preshevë, gjegjësisht kryetarit të Komunës së Preshevës iu përbën pengesë Qeveria e Republikës së Kosovës”, transmeton ajo.

Ajo shton se ndalimi i shfaqjes së filmave le tëmbetet në ndërgjegjen e pushteti lokal dhe kryetarit të kësaj komune, nëse i ka mbetur sadopak ndërgjegje.

Postim i plotë:

/GazetaBlic/