Showtime

Sinan Vllasaliu “shpërthen” ndaj Don Xhonit e Mozzik

02/19/2022 12:32
nga:G C

Pas një mungese 8-vjeçare nga ekranet shqiptare, Sinan Vllasaliu dha intervistën e parë në RTV ORA, në emisionin Glamour Zone, për moderatoren Ester Bylyku.

Atij iu kërkua nga moderatorja, të japë një mendim si profesionit për këngët e reja, por Sinani mbeti shumë i zhgënjyer duke nisur nga Don Xhon, e më pas nga Mozzik.

“Këndon si flet”, u shpreh këngëtari për Don Xhonin.

Ndërsa kur u pyet për reperin Mozzik se çfarë note i vë Mozzikut ai tha zero.

“Zero, me qato fjalë që i dëgjova zero”.